Albulena Haxhiu dhe Kurti e emëruan gjyqtarin në komision të rëndësishëm shtetëror, Alban Krasniqi tha se e ka emrin si kryetari i Listës Serbe

Albulena Haxhiu dhe Kurti e emëruan gjyqtarin në komision të rëndësishëm shtetëror, Alban Krasniqi tha se e ka emrin si kryetari i Listës Serbe

Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e sulmoi personalisht gjykatësin e Gjykatës Supreme, Zenel Leku, ndërsa kundërshtoi vendimin e kësaj gjykate për ta hedhur poshtë një ankesë të LVV-së lidhur me certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Krasniqi, emrin e gjykatësit Leku e krahasoi me atë të kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek.

Leku, ishte emëruar në krye të Komisionit për Kompensim të Viktimave të Krimit, në janar të vitit 2023, nga vetë bashkëshortja e Keasniqit, Albulena Haxhiu.

“Turp i madh” e “mjerim” tha Krasniqi për vendimin e Supremes, ndërsa emrin e gjykatësit Leku e krahasoi me atë të kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek.

 

 

“Unë kam dërguar e-mail zyrtar te ai personi që e ka emrin gati si Zlatan Eleku, qashtu dul edhe me mënyrën se si ka dirigju me këtë proces. Zenel Lepa, kush është ky kryesuesi”, tha ai.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërhyri, duke i thënë të flasë “nëse keni fakte diçka për dikënd”.

 

 

Krasniqi vazhdoi.

“Kryetar, nëse ke guxim, i fol do fjalë të rënda, kur po flet me Listën Serbe po e ulë kryet dhe s’po bën zë, e mu çka po më pengon, zoti Zenel Leku, i cili ka pranu një e-mail me të gjitha shpjegimet e bëra. Nuk ka denju as me e kthy sepse ka frikë edhe me kthy përgjigje”, tha ai.

Ai pretendoi se gjykatësi Zenel Leku “ka interesa bashkë me ata tjerët”, duke iu referuar lidhjeve me Listën Serbe.

“Kujt i shërbejnë këta njerëz?”, pyeti Krasniqi./Periskopi/

 

Shpërndaje në: