Albulena Haxhiu thotë se kanë “vija të kuqe” për PDK-në dhe Listën Serbe

Albulena Haxhiu thotë se kanë “vija të kuqe” për PDK-në dhe Listën Serbe

Vetëvendosje është në “vija të kuqe” me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe, ka thënë deputetja Albulena Haxhiu.

Për sa i përket afateve për formimin e qeverisë së re që duhet të zgjedhet përbrenda 15 ditësh pas mandatimit nga presidentja, Vjosa Osmani, Haxhiu nuk tha se ku do t’i bëjnë votat.

Deri më tash, Vetëvendosja ka shkuar më së larti në 57 vota në Kuvend të Kosovës.

“Duke qenë që sot u konstituua përfundimisht Kuvendi, ne do të vazhdojmë konsultimet me të gjitha partitë, jo këtu PDK-në dhe jo këtu Listën Serbe, por nuk përjashtoj deputetë nga partitë politike”, u shpreh Haxhiu raporton Nacionale, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: