Albulena Haxhiu thotë se Qeveria Kurti e ka prioritet adresimin e dhunës në familje

Albulena Haxhiu thotë se Qeveria Kurti e ka prioritet adresimin e dhunës në familje

Ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu, ka mbajtur takim me mbrojtësit e viktimave të dhunës në familje për nder të përvjetorit të miratimit të Konventës së Stambollit.

Ajo shprehu shqetësimin e saj për rritjen e rasteve të dhunës në familje, dhe premtoi se do të ndërmarr masa për adresimin e rasteve.

Haxhiu deklaroi se Qeveria Kurti II e ka prioritet adresimin e dhunës në familje.

“Do të angazhohemi për ndërmarrjen e masave për adresimin e dhunës në familje, në mënyrë që të ndëshkohen e jo të neglizhohen siç ka ndodhur në të kaluarën. Për neve mbetet shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje. Ne sot planifikojmë të aprovojmë programin qeverisës dhe në këtë drejtim, shumë prej çështjeve që adresohen edhe sa i përket dhunës në familje adresohen në prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, që rastet e dhunës në familje të jenë sa më të vogla”, tha ajo.

Menaxheri i Zyrës për ndihmë dhe mbrojtje viktimave, Basri Kastrati, tha se vizita e sotme tregon seriozitetin dhe përkushtimin për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Shpërndaje në: