Alex Song thotë se nuk i hëngri k*** për të luajtur dhe u transferua te Barcelona veç për para

Periskopi.com Sporti

Alex Song dikur vlerësohej lart tek Arsenali.

Kamerunasi iu bashkua klubit si 17-vjecar dhe, pas disa sezoneve i huazuar, Song e stabilizoi veten si startues i rregullt nën urdhërat e Arsene Wenger.

Periudha shtatë-vjeçare e Song në Londër zyrtarisht përfundoi në vititn 2022, kur u transferua te Barcelona për rreth 20 milionë euro, transmeton Periskopi.

Mesfushori defanziv luante rrallë te Barca, derisa bëri 65 paraqitje për dy sezoneve në klub.

Shumë lojtarë do të ishin të frustruar duke mos qenë startues të rregullt; por jo Song.

Song zbuloi se atij nuk i interesonte se po luante rrallë te Barca, sepse nuk ‘më hëngri k*** për futboll’, ndoshta jo saktësisht me këto fjalë por në përkthim bukvalisht nuk ka sens në gjuhën shqipe ajo që ka thënë, kështu që kjo është realisht shprehja të cilën ai e ka përdorur.

Duke folur për Pascal Siakam të Toronto Raptor, nëpërmjet The Sun, Song pranoi: “Kur Barcelona më ofroi një kontratë, dhe pashë se sa do të fitoja, nuk mendova dy herë. Ndjeva se gruaja dhe fëmijët duhej të kishin jetë të rehatshme sapo të mbarojë karriera ime.

“Takova drejtorin sportiv të Barcës, dhe ai më tha se nuk do të arrija të luaja shumë ndeshje.

“Por mua nuk më hëngri k***- Unë e dija se tani unë do të bëhem një milioner.

“Gjithmonë do të them se një 20-vjeçar që nget një Ferrari është një njeri i varfër, pasi në atë moshë nuk ka arritur ende asgjë.

“Por një njeri prej 50-vjeçar që nget një Bentli është një njeri për t’u respektuar.” /Periskopi.com/