Alexis Sanchez i gatshëm ta respektoj kontratën me Arsenalin

Alexis Sanchez planifikon që ta zbatojë kontratën e tij me Arsenalin, deri në fund të saj, raporton La Tercera.
Me transferimin e kilianit kanë qenë të lidhura Manchester City e Bayern Munichu, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, duket se kiliani do të kalojë edhe një sezon në Emirates, para se kontrata e tij të përfundojë në verën e vitit 2018.
Arsenali gjithashtu i ka ofruar kontratë prej 300,000 funtave me qëllim që ta mbajë atë në Londër. /Periskopi