Ali Ahmeti nderon veprimtarët e çështjes kombëtare

Ali Ahmeti nderon veprimtarët e çështjes kombëtare

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Kosovë, ku ka nderuar disa veprimtarë të çështjes kombëtare, të cilët Ahmeti i kishte bashkëveprimtarë.

Komunikata e BDI-së:

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka qëndruar të enjten në Kosovë për të nderuar data nga e kaluara kombëtare. Në shtëpinë e Nazmi Llapashticës, në fshatin Dyz të Llapit, është shpalosur Pllaka Përkujtimore, në shenjë mirënjohje e nderimi për këtë familje që nga fillimi i viteve tetëdhjeta e deri ne çlirimin e Kosovës strehoi udhëheqës të LPK-së dhe veprimtarë të tjerë të kauzës kombëtare: Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Azem Syla
Xhavit Haliti e të tjerë.

Me këtë rast merrnin pjese Adem Demaci, Ali Ahmeti, Fazli Veliu- Daja dhe veprimtarë të tjerë të lëvizjes kombëtare. Po sot në varrezat e fshatit Lupc, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Adem Demaci e Fazli Veliu- Daja, kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e heroit të popullit Ahmet Haxhiu, në 23 vjetorin e shuarjes se këtij veprimtari të devotshëm të kauzës kombëtare.

Shpërndaje në: