Aliu viziton Fadil Fazliun, uron lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Aliu viziton Fadil Fazliun, uron lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka uruar lirimin e bashkëluftëtarëve të tij që aktualisht po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në postimin e tij, Aliu shkruan se sapo ka vizituar Fadil Fazliun, i cili është kthyer nga Haga, dhe i ka uruar atij shëndet dhe lirimin e plotë, derisa ka shprehur mbështetje edhe për bashkëluftëtarët e tjerë që po mbahen “padrejtsisht” në Hagë.

“I urojmë shëndet dhe lirim të plotë bashkë me shokët që po mbahen padrejtësisht në Hagë,” ka shkruar Aliu në postimin e tij.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e Luftës Çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si themel të lirisë së vendit, duke nënvizuar se çdo sulm ndaj saj është një sulm kundër gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në vizitën e tij, Aliu shprehu solidaritet për Fazliun dhe të tjerët që përballen me akuza në Hagë, duke kërkuar që ata të lirohen dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: