Alonso jep verdiktin e tij në debatin Schumacher apo Hamilton, tregon pse gjermani është përpara

Periskopi.com Sporti

Për ish garuesin e Formula 1, Fernando Alonso, Michael Schumacher qëndron para Lewias Hamilton, në krahasimin e drejtpërdrejt.

Sipas Alonsos, Hamilton duhet vlerësuar për talentin dhe sukseset e arritura në Formula 1, por refuzon ta barazojë me legjendën gjermane, Schumacher.

“Është e vështirë. Janë kohëra dhe makina të ndryshme me nivele të ndryshme të përformancës”, u përgjigj fillimisht Alonso kur u pyet për krahasimin.

“Por e mbaj mend Michael Schumacher si një shofer të fortë për t’u mposhtur. Ai kishte ‘diçka’ të vogël, më shumë”.

“Lewis është shumë i mirë dhe më i miri i brezit të tij, por ai nuk e fitoi Kupën e Botës kur ishte shokë me Jenson Button në McLaren. Në Mercedes, Nico Rosberg gjithashtu fitoi Kupën e Botës (2016), Michaelit nuk i ndodhnin këto, ai gjithmonë fitonte. Për mua, Michael është një hap përpara”

Shpërndaje në: