Ambasada Amerikane: Demarkacioni, punë e kryer

Ambasada Amerikane: Demarkacioni, punë e kryer

Ditë më parë shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Adem Grabovci kishte qëndrim PRO demarkacionit kufitar me Malin e Zi.

E një javë më vonë ai ndërroi qëndrim duke deklaruar se vija e kufirit me Malin e Zi hyn 5 km në brendësi të Kosovës, raporto Rrokum TV.

Njëjtë kishte menduar edhe deputeti i LDK-së Arben Gashi, i cili tha se për çështjen e Demarkacionit ekziston një problem i madh.

Ndërsa, analisti Bajrush Morina kishte deklaruar se ndryshimi i qëndrimit dhe mospërputhja e deklaratave ka me qenë mollë sherri për prishje të koalicionit.

Lidhur me këtë Ambasada Amerikane në Prishtinë ka thënë në një përgjigje për televizionin se kjo çështje është e kryer.

“Në dhjetor, ekspertë nga Departamenti i Shtetit gjetën se Demarkacioni i kufirit ishte konsistent me atë të vitit 1974, i njëjti kufi që u përdorë kur Kosova u shpall e pavarur. Në muajin mars, Ambasada Amerikane mirëpriti vendimin e komisionit ad hoc që procesi i përkufizimit të kufirit ‘qartësisht është në pajtim me normat ndërkombëtare’. Prandaj, nuk e shohim të nevojshëm një komitet tjetër për studimin e çështjes”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

A do të ndihmoj ky qëndrim i SHBA-së që debati për marrëveshjen të përfundoj dhe të ratifikohet në Kuvend mbetet të shihet ditëve në vijim.

Shpërndaje në: