Ambasada amerikane: Jemi përjetësisht mirënjohës ndaj Kosovës

Ambasada amerikane: Jemi përjetësisht mirënjohës ndaj Kosovës

Në Kosovë u shënuan disa aktivitete për të nderuar viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit paraditen e kësaj të shtune.

Për këtë, ambasada amerikane në Kosovë tha se SHBA-ja mbetet përjetësisht mirënjohëse e Kosovës.

“Sot 20 vjet më parë, terroristët vranë afër 3000 burra, gra dhe fëmijë nga 90 vende në një sulm të paprecedentë në tokën amerikane. Derisa mbajmë zi për ata që vdiqën dhe nderojmë sakrificat e personave të parë që ndihmuan heroikisht, Shtetet e Bashkuara mbeten përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës dhe partnerëve të tjerë kundër terrorizmit që janë angazhuar për sigurinë e vendeve tona”.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” sot ka zhvilluar tri aktivitete në nderim të viktimave të 11 Shtatorit.

Gjatë njërit prej këtyre aktiviteteve Garda Ceremoniale e Policisë e ka ulur flamurin në gjysmë-shtizë.

Ndërkaq, më herët janë bërë homazhe teksa gjatë ditës është planifikuar edhe mbajtja e një ekspozite përkujtuese.

Shpërndaje në: