Ambasada amerikane mirëpret gjetjet e Komisionit ndërkombëtar të demarkacionit

Ambasada amerikane mirëpret gjetjet e Komisionit ndërkombëtar të demarkacionit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mirëpritur përfundimin e Komisionit ad-hoc se procesi i përcaktimit të kufirit “qartazi kënaq normat ndërkombëtare.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përfundimin e Komisionit ad-hoc se procesi i përcaktimit të kufirit “qartazi kënaq normat ndërkombëtare”.

Ambasada ka ftuar gjitha palët që të rishikojnë me kujdes të gjeturat në raport dhe t’i kthehen punës për të dërguar Kosovën drejt institucioneve Euro-Atlantike.

“Ne jemi të pajtimit me ftesën e Komisionit drejtuar Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e menaxhimit të kufirit dhe thellimit të bashkëpunimit. Shpresojmë se palët do ti rishikojnë me kujdes të gjeturat në raport dhe do t’i kthehen punës së rëndësishme që kanë, për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj drejt institucioneve Euro-Atlantike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

 

 

 

Shpërndaje në: