Ambasada e Kosovës në Doha: Katari mbulon shpenzimet e hotelit për turistët e bllokuar

Ambasada e Kosovës në Doha: Katari mbulon shpenzimet e hotelit për turistët e bllokuar

Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha ka njoftuar të gjithë qytetarët se, për shkak të rrethanave aktuale dhe kufizimeve të përkohshme të udhëtimit, autoritetet e Shtetit të Katarit kanë vendosur që të mbulohen shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët që janë bllokuar dhe nuk mund të largohen nga vendi.

Sipas njoftimet është bërë e ditur se ky vendim hyn në fuqi nga data 28 shkurt dhe do të mbetet në fuqi deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore, raporton Periskopi.

“Ambasada i rekomandon qytetarëve tanë që të qëndrojnë të qetë, të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Ambasada do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo informacion shtesë./Periskopi

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: