Ambasada e SHBA-së kujton 18-vjetorin e ndryshimit të misionit të saj diplomatik në Kosovë

Ambasada e SHBA-së kujton 18-vjetorin e ndryshimit të misionit të saj diplomatik në Kosovë

Më 8 prill të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ndryshuar statusin e tyre diplomatik në Kosovë.

Në këtë datë, statusi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë, ndryshoi zyrtarisht nga një Zyrë e SHBA-së në një Ambasadë të SHBA-së.

Pikërisht, në përvjetorin e kësaj dite, ka reaguar ambasada amerikane në Prishtinë.

“Me Kosovën zyrtarisht si shtet të pavarur dhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, hapi tjetër ishte të pasqyrohej kjo marrëdhënie në praninë tonë diplomatike. Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga Zyra e SHBA-së në Ambasadë të SHBA-së. Si rezultat, titulli zyrtar i misionit u bë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë”, shkroi Ambsada Amerikane në një postim në Facebook.

Aty thuhet se ky ndryshim erdhi pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

“Ky ndryshim erdhi pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.”, ka shkruar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

 

 

Shpërndaje në: