Ambasadori austriak takon Kurtin e Ymerin, i uron për suksesin në zgjedhje

Ambasadori austriak takon Kurtin e Ymerin, i uron për suksesin në zgjedhje

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri,  dhe i nominuari për Kryeministër Albin Kurti, takuan sot Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe zëvendësen e tij, Vera Fusch.

“Në këtë takim u diskutua mbi situatën politike, veçanërisht për zgjedhjet e 11 qershorit dhe rezultatin e tyre, si dhe formimin e qeverisë së ardhshme. Me këtë rast, z. Ymeri e z. Kurti e njoftuan më detajisht ambasadorin austriak për planin dhe 40 priortitetet e VETËVENDOSJE!-s, si projektin e vetëm që mundëson ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit. Po ashtu, shprehën qëndrimet mbi dialogun me Serbisë, duke prezantuar para ambasadorit platformën e VETËVENDOSJE!-s për këtë çështje”, thuhet në komunikatë.

VV thekson se Pfandler e Fusch kanë uruar Vetëvendosjen për suksesin në zgjedhjet  e 11 qershorit.

“Në anën tjetër, z. Pfandler dhe znj. Fusch, uruan VETËVENDOSJE!-n për suksesin në zgjedhje. Si dhe, u tha se Austria mbetet e vendosur për përkrahjen  dhe mbështetjen e Kosovës, në veçanti për avancimin e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe anëtarsimin në organizatat e tjera ndërkombëtare. Nga ky takim i përzemërt u theksua po ashtu rëndësia e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, si dhe nevoja për të vazhduar edhe në të ardhmen më takime të këtilla”, thuhet në fund. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: