Ambasadori britanik e quan datë të rëndësishme 12 tetorin
Qendrën e votimit në shkollën “Shën Sava” në Mitrovicë e vizitoi ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Ai tha se kjo datë është një nga datat më të rëndësishme të Kosovës, përcjell Periskopi.
“Ambasadori tha se data e zgjedhjeve lokale, është një nga datat më e rëndësishme për Kosovën, dhe natyrisht për procesin, që sipas tij po shkon mirë. Përgjigja e qytetarëve për të votuar është e mirë, sipas ambasadorit”, citoi Tahiri ambasadorin britanik, raporton klan kosova.



