Ambasadori Hill ia thotë troq Serbisë pasi filluan tërheqjen e ushtrisë nga kufiri me Kosovën: S’keni opsion tjetër pos perëndimit

Ambasadori Hill ia thotë troq Serbisë pasi filluan tërheqjen e ushtrisë nga kufiri me Kosovën: S’keni opsion tjetër pos perëndimit

Ambasadori i SHBA’së në Beograd Christopher Hill, gjatë një aktiviteti në Serbi folur për luftën në Rusi dhe pasojat e saj. Sipas tij, Serbia në këtë situarë nuk ka zgjedhje tjetër pos të jetë pjesë e Perëndimit, më saktë e BE’së dhe NATO’s.

” Veprimet  e Rusisë në Ukrainë, vërtetë e kanë treguar nevojën për mbrojtje kolektive dhe nuk jam këtu për të propozuar ndonjë amnezi kombëtare ( aludon në bombardimet e NATO’s), dhe të them që Serbia duhet të mendojë vetëm për të ardhmen. Por e ndjej se kontinenti ndodhet në një krizë dhe mendoj se disa nga mekanizmat e funksionimit të këtij kontinenti, pavarësisht a bëhet fjalë për BE’në ose NATO’n, mendoj se mund të përfitojnë nga menquria, të cilën besoj se shume serbë e kanë” ka thënë Hill.

Tutje ai ka sugjeruar pothuaj në mënyrë direkte se Serbia duhet të hyjë në NATO edhe pse atje sipas anketave ka një disponim të lartë anti NATO.

“Mbajtja e neutralitetit ushtarak është mjaftë e shtrenjtë. Kjo është ndërmarrje e shtrenjtë, veçmas në shekullin 21. Me të vërtetë s’ka zgjedhje tjetër për Serbinë pos që të jetë pjesë e Perëndimit” ka thënë Hill.

 

Shpërndaje në: