Ambasadori iu ofroi shqiptarë që punojnë falas: Britanikët e tallin keq “Prapë na duket shtrenjtë?”

Ambasadori iu ofroi shqiptarë që punojnë falas: Britanikët e tallin keq “Prapë na duket shtrenjtë?”

Ambasadori shqiptar në Britani të Madhe është përzier në krizën e karburanteve që ka tronditur këtë vend tash e disa ditë. Por, komentet e tij që në dukje nuk janë dashakeqe, nuk janë mirëpritur aspak nga shumica dërrmuese e britanikëve.

Shkelqësia e tij Qirjako Qirko iu ofroi shërbimin falas nga emigrantët shqiptarë që janë pa dokumente të nevojshme por që kanë përvojë në punën si shoferë kamionësh.

E gjithë kjo, si shenjë mirënjohjeje për partneritetin që Britania ka pasur me Shqipërinë dhe në veçanti rolin vendimtar të saj në intervenimin e Natos.

Por, qytetarët britanikë kanë qenë mjaft të zemëruar e disa prej tyre madje edhe janë tallur me ambasadorin, përcjell Periskopi.

Në seksionin e komenteve ku jepej lajmi, ky akt i punës pa pagesë është krahasuar me skllavërinë.

“Na duket pak shtrenjtë, prapë” – tha Peter Cernecky.

“Atëherë, skllavëri. Mirë ta dimë se ku qëndron e majta.”

“Sa mrekulli – rikthim te skllavëria! Rikthim te perandoria”

“Sa mirë që shohim MB-në të rikthehet te rrënjët e saj të skllavërisë.”

“Të punosh falas, a s’është kjo skllavëri? A do të përfitojë dikush nga kjo gjë? A është kjo madje e ligjshme?”

Shpërndaje në: