Ambasadori Rudolph viziton ushtarët gjermanë në Kampin Bondsteel

Ambasadori Rudolph viziton ushtarët gjermanë në Kampin Bondsteel

Ambasadori gjerman Rainer Rudolph ka vizituar trupat gjermane të KFOR-it të stacionuara në Kampin Bondsteel.

Në një njoftim të ambasadës gjermane theksohet se ai është informuar mbi misionet aktuale, aftësitë operacionale dhe pajisjet teknike të përdorura gjatë patrullave dhe vëzhgimeve kufitare përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

“Nga automjetet moderne të blinduara deri te sistemet e avancuara të mbikëqyrjes, Ambasadori vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e trupave në përmbushjen e mandatit të KFOR-it”.

“Ushtarët gjermanë që shërbejnë në KFOR në Kampin Bondsteel janë pjesë e kontributit të Gjermanisë në misionin e udhëhequr nga NATO në Kosovë. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në përpjekjet paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë – duke kryer patrullime, duke u trajnuar me partnerët dhe duke ruajtur aftësitë për t’u përgjigjur shpejt nëse situata e sigurisë e kërkon”, thuhet mes tjerash në njoftim./Periskopi/

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: