Ambulanca godet këmbësoren 77 vjeçare në Pogradec
Një ambulancë në Pogradec ka përplasur një 77 vjeçare e cila është dërguar me urgjencë për në Tiranë pasi gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të Shqipërisë me inicialet Ll.P., 62 vjeçar, banues në Korçë.
“Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr.1 Pogradec, në vendin e quajtur “Ish-Banka”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” (autoambulancë) ka aksidentuar shtetasen K.P., 77 vjeçare, banuese në Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.



