AME: Situata e vërshimeve në Kosovë e menaxhueshme, por me vështirësi në disa rajone

AME: Situata e vërshimeve në Kosovë e menaxhueshme, por me vështirësi në disa rajone

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), ka njoftuar se situata e vërshimeve në Kosovë është nën kontroll, megjithatë disa rajone po përballen me vështirësi të theksuara për shkak të reshjeve të shiut dhe borës.

AME përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar Qendrat Operative Emergjente 112 dhe strukturat lokale të reagimit, ndërhyrjet po vijojnë në të gjithë vendin për të siguruar stabilitet dhe për të parandaluar dëmet më të mëdha, raporton Periskopi.

AME ka njoftuar për gjendjen në komunat e Kosovës.

“Rajoni i Prishtinës: vërshime të lokalizuara në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Obiliq, Drenas, Shtime dhe Graçanicë – kryesisht si pasojë e bllokimeve të kanalizimeve. Në disa raste ka pasur depërtime uji në oborre, bodrume dhe shtëpi banimi, pa evakuime”.

“Rajoni i Prizrenit: disa rrugë dhe ura të vërshuara, shembje dheu dhe intervenime teknike (Suharekë, Malishevë, Rahovec, Dragash). Rrugët kryesore janë nën monitorim, disa segmente të pakalueshme përkohësisht”.

“Rajoni i Mitrovicës: situata e qetë, pa rrezik të drejtpërdrejtë. Angazhime aktive për largim uji, me fokus në QKMF Mitrovicë. Vizitë në terren nga udhëheqja e AME-së dhe autoritetet komunale”.

“Rajoni i Pejës: disa intervenime për bllokim kanalizimesh dhe rrezik vërshimi; rruga Pejë–Rugovë me ujë në disa segmente (kujdes në qarkullim)”.

“Rajoni i Gjakovës: situatë stabile, niveli i lumenjve në rënie; një bllokim rruge nga shembja e dheut”.

“Rajoni i Gjilanit: vërshime të lokalizuara, depërtime uji në bodrume dhe rrëshqitje dheu; ngritje e nivelit të lumenjve pa dalje nga shtrati”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se kërkesa urgjente nga KEK dhe KOSTT për pompa thithëse me kapacitet të madh – të realizuara.

“Në përcjellje dhe koordinim të kërkesave 24/7 për ndihmë nga gjitha institucionet lokale dhe infratruktures kritike në gjithe territorin”.

AME ka bërë vlerësimin e situatës dhe monitorimin.

“Ka përshkallëzim lokal të vërshimeve dhe vështirësi për qytetarët dhe shërbimet reaguese.Vërehet ngritje e nivelit të ujit në disa lumenj dhe përrenj.Qytetarët ftohen të raportojnë çdo rrezik përmes numrit emergjent 112, 193 dhe 192.Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbetet në gatishmëri të plotë 24/7, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftim./Periskopi/

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: