AME: Situata e vërshimeve në vend është e qetë, stabile dhe e menaxhueshme, niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), ka njoftuar se situata e vërshimeve në nivel vendi paraqitet e qetë, stabile dhe e menaxhueshme.
AME përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se ka filluar të bie niveli i ujit në lumenj, raporton Periskopi.
“Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) njofton opinionin publik se, sipas të dhënave të fundit të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe strukturat Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në terren, situata e vërshimeve në nivel vendi paraqitet kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme. Pas ndërprerjes së reshjeve intensive të shiut dhe kalimit gradual në reshje bore, niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie, ndërsa në shumicën e rajoneve nuk është raportuar nevoja për ndërhyrje emergjente”, thuhet në njoftim.
AME ka njoftuar për gjendjen në disa komuna të vendit.
“Rajoni i Prishtinës: Situata e qetë dhe stabile, pa nevojë për intervenime; monitorimi vazhdon.Rajoni i Prizrenit: Nuk janë raportuar intervenime apo thirrje emergjente; rrugët janë të kalueshme, me kujdes në zonat malore për shkak të ngricave.Rajoni i Mitrovicës: Gjendja më e qetë, pa rrezik për vërshime të reja; ekipet vazhdojnë mbështetjen për personat e evakuuar më herët.Rajoni i Pejës: Situatë stabile në të gjitha komunat; përjashtim mbetet rruga Junik–Jasiq, e cila vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të shembjes së dheut.Rajoni i Gjakovës: Rënie e nivelit të ujit në lumenj; situatë e menaxhueshme, me bllokim lokal rruge nga shembja e dheut.Rajoni i Gjilanit: Nuk janë raportuar vërshime;”, thuhet në njoftim
AME apelon qytetarët për kujdes të shtuar në qarkullim rrugor për shkak të reshjeve të borës.
“Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor në disa zona, prandaj qytetarët ftohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët malore dhe ato dytësore./Periskopi/
Njoftimi i plotë:



