Ancelotti para ndeshjes me Manchester Cityn: Jam nervoz para ndeshjes…

Ancelotti para ndeshjes me Manchester Cityn: Jam nervoz para ndeshjes…

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes së parë çerekfinale kundër Manchester Cityt.

Ndeshja në Santiago Bernabeu është nesër më 9 prill në orën 21:00.

“E rëndësishme është të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm. Kishim kohë për t’u përgatitur për ndeshjen dhe kam besim se do ta bëjmë më të mirën nesër. Do të jetë një ndeshje shumë tërheqëse për botën e futbollit. Mendojmë se shkëlqejmë në disa aspekte ata shkëlqejnë në disa aspekte. Kjo do të shihet në 180 minuta”, ka thënë Ancelotti.

“Nuk më shqetësojnë krahasimet me Pep Guardiola është një trajner i madh dhe nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit për mua. Në ndeshjen e dytë të vitit të kaluar, ne luajtëm pa guxim dhe individualitet, dhe këto janë dy aspekte shumë të rëndësishme, kjo na mungonte”, vazhdoi Carlo.

“Jam shumë nervoz në orët para ndeshjes. Humbja është vuajtje dhe fitorja është lumturi. Ditët pas kësaj janë më të qeta. Vuajtja është pjesë e punës, të mban gjallë, për mua është benzinë”, përfundoi Carlo Ancelotti.

Shpërndaje në: