Ancelotti: Spektakël i nivelit të lartë, e kam besimin e botës për lojën e kthimit

Ancelotti: Spektakël i nivelit të lartë, e kam besimin e botës për lojën e kthimit

Carlo Ancelotti e ka komentuar barazimin e mbrëmshëm të Real Madridit me Manchester Cityn në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri italian tha se kjo përballje ishte spektakolarë, ndërsa e shprehu optimizmin për të kaluar në gjysmëfinale të kësaj gare, ndonëse ndeshjen e kthimit “Los Blancos” do ta luajnë si mysafirë të “Citizens” në “Etihad Stadium”.

“Ishte një spektakël i nivelit të lartë, nuk ka mundur të ishte ndryshe duke e parë kualitetin e lojtarëve. Ishte një ndeshje e bukur, e kemi bërë atë që kemi menduar ta bënim. Për një orë kemi bërë mjaft mirë. Ndeshja nisi mjaft dobët, goli i parë ishte një mungesë fati, por më pas reaguam menjëherë”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes për “Sky”, përcjell “Gazeta Express”.

Cili është tash rreziku më i madh për ndeshjen e kthimit në Angli?

“Luftuam dhe ishim të barabartë, e kam besimin e botës. Skuadra më ka pëlqyer shumë”, vazhdoi “Don Carlo”.

Ai foli edhe për golin spektakolarë të Federico Valverdes, i cili e mori një top nga e majta prej Vinicius Junior.

“Po, po, e ka realizuar një gol fantastik. Por, ishin të gjithë golat fantastikë, përpos atij të parit. Ishte një ndeshje e bukur”, nënvizoi trajneri italian.

Ai e zhvilloi ndeshjen e 200-të në Champions si trajner, ndërsa e kujtoi lojën e parë kur ishte trajner i Parmës.

“E para ishte kundër Sparta Pragës, ishte0:0 me pak raste, kështu diçka. Gjithcka e kundërt me atë që ndodhi sonte”, përfundoi Ancelotti pas ndeshjes së mbrëmshme.

Shpërndaje në: