Andi Zeqiri i pandalshëm në Zvicër, shënon përsëri për Lausannen

Andi Zeqiri i pandalshëm në Zvicër, shënon përsëri për Lausannen

Sulmuesi kosovar i Lausannes në Ligën e Dytë të Zvicrës, Andi Zeqiri nuk po mund të ndalet së shënuari, shkruan Periskopi.

Pasi realizoi dy gola dhe një asistim në ndeshjen e fundit, ai ka shënuar përsëri, kësaj radhe kundër Chiassos.

Kosovari ka shënuar në minutën e tetë të ndeshjes, duke shfrytëzuar për mrekulli asistimin e Ndoje.

Kujtojmë se Lausanne është favoriti më i madh për t’u promovuar në ligën elitare zvicërane, pasi aktualisht zë pozitën e parë, me tetë pikë më shumë se përcjellësi më i afërt në Challenge League. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: