Anëtari i VV-së: Disa arsye për ta bojkotuar Xhafer Tahirin

Anëtari i VV-së: Disa arsye për ta bojkotuar Xhafer Tahirin

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Mehmet Selaci, ka renditur disa prej arsyeve që sipas tij nuk duhet përkrahur kandidati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri.

Ndër pikat që përmenden si arsye për bojkotim të Tahirit, janë edhe ajo e mos-përmbajtjes së marrëveshjes me VV-në, si dhe rreshtimi i tij me Isa Mustafën kundër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, e deri te ajo që ai e quan shpifje ndaj ish-Ministrit, Arben Vitia, për vdekjet gjatë pandemisë.

Ndryshe, këto reagime nga ana e VV-së në Vushtrri po bëhen pas rezultatit të ngushtë në mes të kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi dhe atij të VV-së, Xhafer Tahiri.

Postimi i plotë i Selacit:

Pse duhet te bojkotohet Xhafua?

– Nuk i eshte permbajtur marreveshjes per bashkeqeverisje, qysh nga dita e pare.

– Ka marre vendime vazhdimisht pa konsultim me ne si partneri kryesor i koalicionit.

– Ka shkarkuar drejtorin tone, pa konsultim me neve dhe per arsyje teresisht te paqendrueshme.

– Koalicion formal me ne, e real me nentoken

– Tentimi per t’i dhene zv.kryesuesin e Kuvendit te Komunes se Vushtrrise, listes serbe, pa konsultim me ne, vetem per interesa te tija, duke rrezikuar qe te krijohet precedent per nje praktike te tille ne te ardhmen.

– Tallja dhe neperkembja nga ai dhe rrethi i tij, sidomos e koheve te fundit ndaj aktivisteve dhe anetareve te Levizjes VETEVENDOSJE!

– Rreshtimi i tij me Isa Mustafen, ne kohen kur do te duhej te rreshtohej me Vjosen dhe Albinin.

– Keqperdorimi i qindra mijra eurove per kinse studimin e ndikimit te Pandemise dhe punimin e 13 projekteve, te cilat ne fund na u prezantuan vetem si tituj, pa asnje permbajtje as plan.

– Konfrontimi i tij i pacipe me ministren e Drejtesise Albulena Haxhiu.

– Shpifja e tij ndaj ministrit te Shendetesise Arben Vitia, per gjoja se fshehjen e rasteve te vdekjeve.

– Bojkotimi nga ai, i takimit te thirrur me kryetaret e komunave nga kryeministri Kurti per te diskutuar per pandemine.

– Ofendimet e tija bere kandidatit tone Arsim Rexhepi, duke e quajtur ate si njeri qe nuk beson ne Zot

– Shpifjet e vazhdueshme nga ai per njerez ne strukturen e LVV-se

– Ofendimi i tij, duke e quajtur LVV-ne “Parti e Kuqe”

– Dyshimet per keqperdorime ne shume fusha e projekte.

Keto ishin veç disa qe me rane ndermend derisa i thurrja keto vargje.

Prandaj, mos harroni thenjen e Muhamedit a.s:

“Besimtari nuk kafshohet dy here nga nje vrime”.

*Ky postim nuk e ka per qellim qe te perkrahe ndonje individ apo parti tjeter, ky eshte puro thirrje per mos perkrahje te Xhafer Tahirit, i cili eshte njeriu me i pa bese qe m’ka ra me taku ne keto 33 vite jete qe i kam.

I juaji,

Meki

 

Shpërndaje në: