Anëtarja e VV-së fyen Driton Selmanajn: Hero i servilizmit dhe injorancës

Anëtarja e VV-së fyen Driton Selmanajn: Hero i servilizmit dhe injorancës

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, këngëtarja Donika Gashi ka bërë një status në profilin e saj në Facebook në formë poezie duke fyer Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). 

Në mënyrë të papranueshme, znj.Gashi i ka quajtur anëtarët e LDK-së si “huta” dhe “sorra të natës” ndërkohë që nuk ka përtuar të merret konkretisht edhe me z.Driton Selmanaj, i cili në këtë parti është futur nga shoqëria civile.

Ai e quan atë “hero të servilizmit dhe injorancës.”

“Ai ish-pjesëtari i shoqërisë civile, garant tanë natën ka luftu me UFO për me shpëtu njerëzimin. N’andërr.
Heroi i servilizmit e injorancës.” – shkruan e prezantuara e Albin Kurtit në parti, përcjell Periskopi.

Znj.Gashi njihet edhe si një sulmuese e ashpër e të drejtave të komunitetit LGBTI.

Statusi i plotë: 

‘S’ka dialog.’

Lajmi i parë i ditës.

A po ju merr gjumi juve të LDK-së?
Maska, a keni ma?

Ai ish-pjesëtari i shoqërisë civile, garant tanë natën ka luftu me UFO për me shpëtu njerëzimin. N’andërr.
Heroi i servilizmit e injorancës.

Rrini’N’shpi se nuk osht kohë shëtie e argëtimi.
Edhe kqyrni seri çka krejt janë n’gjendje me ba Hutat e sorrat e natës. Në periudhë pandemie!
Për me grabitë ma shumë pushtet se që u osht besu me votë.

Mbani në mend kësaj here.
Zgjedhjet vijnë prapë.
I pritshim shnosh e mirë!

Rri’N’Shpi. E para osht Shneta!

Shpërndaje në: