Angela Merkel del nga vetja: Sulmon ashpër kandidatin që pritet t’i zë pozitën e kancelares

Angela Merkel del nga vetja: Sulmon ashpër kandidatin që pritet t’i zë pozitën e kancelares

Kancelarja Angela Merkel ka sulmuar PSD-në dhe kandidatin e saj për kancelar, Olaf Scholzin në përpjekjen për t’i ulur pikët në sondazh para zgjedhjeve të 26 shtatorit.

Znj. Merkel paralajmëroi që vota për partinë e Scholzit, SPD, mund të jetë votë për të majtën ekstreme.

“Gjermania është përballë zgjedhjes së drejtimit,” tha ajo, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Votuesit kishin dy opsione, tha ajo: ose një qeveri të bërë nga qendra e majtë dhe të gjelbrit “që pranojnë mbështetjen e partisë së majtë, ose të paktën s’e përjashtojnë”, ose një qeveri konservatore me kandidatin e partisë së saj, Armin Laschet si kancelar.

“Kjo është ajo që i vyen Gjermanisë,” tha znj. Merkel në Bundestag pak javë para se të dorëzojë mandatin 16 vjeçar si kancelare.

Deklarimet e saj po shihen si shumë të pazakonta për shkak se ajo deri tash nuk ka bërë sulme ndaj partnerit të koalicionit para deputetëve. /Periskopi

Shpërndaje në: