Anglia tregohet e mëshirshme – e mposht me vetëm pesë gola epërsi Shqipërinë

Anglia tregohet e mëshirshme – e mposht me vetëm pesë gola epërsi Shqipërinë

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një humbje të thellë në Londër, në ndeshjen kundër Anglisë, në mitikun Wembley.

Skuadra e Gareth Southgate shënoi fitore 5:0 përballë skuadrës së Edy Reja, duke ushtruar një dominim total në pjesën e parë, shkruan Periskopi.

Anglia kaloi në epërsi qysh në minutën e 9′, me anë të Maguire, kurse në minutën e 12′ Keidi Bare lëshoi fushën i dëmtuar. Edhe më shumë punët për Reja i prishi Marash Kumbulla, i cili u dëmtua pesë minuta pas Bares.

Anglia dyfishoi epërsinë me anë të Jordan Henderson në minutën e 18′, por kjo nuk ishte e tëra sa i përket pjesës së parë.

Anglezët shënuan edhe tri herë të tjera, me anë të Henderson 28′, dhe Harry Kane 33′ 45′ që kompletoi het trikun, por edhe doli të kishte vulën e rezultatit final.

Në pjesën e dytë, Anglia u tregua diçka më e mëshirshme. ‘Tre Luanët’ vendosën të administronin lojën duke bërë pasime të shkurta e të shumta, dhe nuk u angazhuan shumë për të shënuar.

Anglia numëron tashmë 23 pikë në pozitën e parë në grup, me tri pikë më shumë sesa Polonia në vendin e dytë, kurse Shqipëria mbanë pozitën e tretë me 15 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: