Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti ka qenë vendimtar në fitoren e ekipit të tij, Bristol City ndaj Leicester Cityt.

Bristol City ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e parë të javës së 39-të në Championship.

Goli i vetëm në këtë fitore të vendasve erdhi në minutën e 73-të të ndeshjes.

Ky gol u shënua nga sulmuesi anësor shqiptar, Anis Mehmeti, i cili ia siguroi tri pikë skuadrës së tij.

Goli erdhi pas një goditje të fortë me të majtën, nga një distancë rreth 16 metra.

Ky ishte goli i tretë i 23-vjeçarit shqiptar, i cili ka shtuar edhe një asistim deri tani këtë sezon. /telegrafi/

Shpërndaje në: