Anketa: Gjysma e qytetarëve në Serbi besojnë se Kosova është e humbur

Anketa: Gjysma e qytetarëve në Serbi besojnë se Kosova është e humbur

44.2 për qind e qytetarëve serbë besojnë se Kosova është e humbur. 44.6 për qind prej tyre, besojnë se jo dhe 11 për qind janë të pavendosur. Ky është rezultati i një ankete që ka realizuar Instituti për Çështje Europiane, e realizuar në muajin mars, shkruan N1, përkthen më shkurt Periskopi.

Sipas anketës, 23 për qind e qytetarëve në Serbi, besojnë se qeveria serbe do ta njohë Kosovën derisa 56 për qind besojnë se kjo nuk do të ndodhë derisa 21.1 për qind, nuk kanë ndonjë mendim lidhur me këto dy çështje.

75 për qind e të anketuarve, janë shprehur se nuk do ta mbështesnin anëtarësimin e shpejtë të Serbisë në BE, nëse do të duhej të njihej Kosova derisa 16 për qind prej tyre, thonë se do ta bënin këtë.

Poashtu, rezultati i anketës tregon se 49.9 për qind e të anketuarve, mendojnë se Serbia e ka të pamundur ta shtrijë kontrollin e plotë mbi Kosovën derisa 35 për qind besojnë që po./Periskopi

 

Shpërndaje në: