Ansu Fati flet pas rikthimit me gol: Nuk mund ta imagjinoja këtë, tani duhet t’i fitoj minutat

Ansu Fati flet pas rikthimit me gol: Nuk mund ta imagjinoja këtë, tani duhet t’i fitoj minutat

Ansu Fati ka gëzuar gjithë tifozët e Barcelonës në rikthimin e tij nga lëndimi.

Fati erdhi në fushën e blertë në minutën e 81’ të takimit me Levanten dhe shënoi gol 10 minuta më vonë.

Lojtari spanjoll thotë se as nuk e ka imagjinuar një skenar të tillë, por është shprehur shumë i lumtur. Ai ka falënderuar edhe stafin mjekësor e tifozët për mbështetjen.

“Është e shkëlqyer. Jam shumë i lumtur me fitoren. Dua të falënderoj doktorët që më ndihmuan. Dhe më së shumti, tifozët dhe familjen që kanë vuajtur. Më kanë dhënë shumë mbështetje gjatë këtyre muajve”, ka thënë Fati, përcjell Periskopi.

“Nuk mund ta imagjinoja këtë. Jam një më shumë. Unë do të provoj të ndihmoj skuadrën kur kanë nevojë për mua. Tani do të shoh si ndihem dhe duhet të fitoj minutat”, ka shtuar spanjolli. /Periskopi/

Shpërndaje në: