Arbitri humb jetën në fushën e lojës

Arbitri humb jetën në fushën e lojës

Në futboll ka patur shumë raste kur një futbollist ka humbur jetën në fushën e lojës.

Një tragjedi në fushën e gjelbërt ndodhi në Bolivi.

Arbitri Victor Hugo Hurtado humbi ndjenjat në minutën e 47-të në ndeshjen e kampionatit bolivian mes Alaways Ready dhe Oriente Petrolero.

31-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë mediat vendase raportojnë se sapo mbërriti në spital, ai pësoi një tjetër atak në zemër, duke humbur kështu jetën.

Dyshohet se një nga shkaqet e vdekjes së arbitrit Hurtado ishte sasia e pakët e ajrit.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Muncipal” në El Alto, i cili ndodhet rreth 3 mijë e 900 metra mbi nivelin e detit.

Shpërndaje në: