Ardian Krasniqi premton mbështetje për të rinjtë dhe shkollat e zanateve në Prishtinë
Kandidati për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga Lidhja e Prishtinës, Ardian Krasniqi (nr. 13), ka premtuar mbështetje të plotë për të rinjtë që duan të mësojnë një zanat dhe të punojnë me dinjitet, raporton Periskopi.
Ai ka theksuar se Komuna do të investojë në shkollat profesionale, do të bashkëpunojë me bizneset lokale dhe do të sigurojë pagesë për çdo praktikant gjatë periudhës së trajnimit.
“Çdo orë praktikë ka vlerë dhe nuk duhet të mbetet pa shpërblim,” ka deklaruar Krasniqi, duke shtuar se zhvillimi i qytetit fillon nga puna dhe djersa e ndershme e të rinjve.



