Argjentina pas fitores së madhe mëson kundërshtarin në kuadër të eliminimit direkt në Botëror

Argjentina pas fitores së madhe mëson kundërshtarin në kuadër të eliminimit direkt në Botëror

Kanë përfunduar edhe dy takimet e radhës të grupit C’ në kuadër të rundit të fundit në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit 2022.

Argjentina ka shënuar fitore të madhe ndja Polonisë me dy gola të realizuar nga Mac Allister në minutën e 46’të si dhe goli i dytë erdhi nga Alaverez në atë të 67’të, shkruan Periskopi.

Me këtë fitore Argjentina shkoi në kotën e gjashtë pikëve me vendin e parë në grupin C’ duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Ndërkaq Kombëtaren e Messit në kuadër të fazës së eliminimit direkt do të takohet me Australinë që bëri senzacion, duke mposhtur Danimarkën e Eriksen me rezultatin 1:0. /Periskopi/

Shpërndaje në: