Arian Gashi zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Me votim të fshehtë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) Arian Gashi është zgjedhur kryesuesin e ri të këtij institucioni.
Ai kishte katër vota “për”, ndërsa kundërkandiati i tij, Milot Krasniqi pati dy vota, raporton Ekonomia Online, transmeton Periskopi.
Fillimisht dy kandidatët në takimin e jashtëzakonshëm i janë drejtuar anëtarëve të Këshillit Prokurorial me një fjalim prezantues, ku kanë paraqitur prioritetet dhe vizionin e tyre për drejtimin e institucionit.
Mandati i Gashit fillon nga 13 mars 2026 dhe zgjat deri në përfundimin e mandatit si anëtarë i Këshillit./Periskopi



