Arifi ironizon me Kurtin: Mund të luash me Luginën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, por jo me SHBA-të
Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprimi Arifi, ka reaguar pas vendimit të Ambasadës Amerikane për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik për Kosovën.
Arifi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se mund të luaj me Luginën e Preshevës me Maqedonin e Veriut, por jo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Periskopi.
“Mund të luash me Luginën e Preshevës, me Maqedoninë e Veriut, madje edhe me vet Kosovën e popullin e saj, por JO me SHBA-të! Propozim i shpejtë: Meqë qeveria i dha surprizë politike popullit dhe dialogu strategjik u shtye, tani mund ta shtoni në menynë e ditës edhe ‘Çorbën e Krizës’!”, ka shkruar ai./Periskopi/
Postimi i plotë:
Amerika ia kthen shpinën Kosovës, shkak Albin Kurti



