Arifi: Mënyra e të menduarit nga Kurti dhe rrethi i tij që paraqet Amerikën si armike të shtetit ligjor në Kosovë, e pavërtetë edhe e dëmshme

Arifi: Mënyra e të menduarit nga Kurti dhe rrethi i tij që paraqet Amerikën si armike të shtetit ligjor në Kosovë, e pavërtetë edhe e dëmshme

Ish-diplomati Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit te VV’se, Albin Kurti, pas komenteve të këtij të fundit lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndëshkimin e Kosovës me pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik.

Kurti, duke interpretuar qëndrimin amerikan si një “lëshim ndaj Serbisë për ta larguar nga ndikimi rus”, tha se “ky nuk është problemi im”, përcjell Periskopi.

E këtë Arifi e cilësoi atë si “tmerrshme dhe të dëmshme për interesat strategjike të Kosovës”.

“E tmerrshme kjo çfarë deklaron Kurti në Amerikë. Dmth Amerika paska qenë kundër vendosjes së sundimit të ligjit në komunat veriore e Kurti qenka prish me Amerikën për këtë arsye? Kurti kundër aamerikës për sundim të ligjit. Phaaaa… edhe këtë e dëgjon njeriu prej Kurtit e njerëzve të tij”, tha Arifi./Periskopi.

 

 

Shpërndaje në: