Arinjtë futen në pronën e një burri në Suharekë – dëmtuan edhe një varrezë

Arinjtë futen në pronën e një burri në Suharekë – dëmtuan edhe një varrezë

Tre arinj dyshohet se kanë hyrë në pronën e një burri në fshatin Bllacë të Suharekës dhe i kanë dëmtuar 35 koshere bletësh, teksa ditë më parë kanë dëmtuar edhe një varrezë në të njëjtin fshat.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi,

“Sipas deklaratës së qytetarit, para disa ditësh, arinjtë kanë dëmtuar edhe një varrezë në të njëjtin fshat. I njëjti ka shprehur shqetësimin e tij se prania e arinjve mund të paraqesë rrezik edhe për bagëtitë dhe për njerëzit”, ka thënë Bytyqi.

Policia ka ftuar qytetarët të kenë kujdes, sidomos gjatë lëvizjes në zonat e pyllëzuara apo afër vendbanimeve ku mund të paraqiten kafshë të egra.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar të monitorojë situatën dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për sigurinë e qytetarëve”, ka deklaruar Bytyqi./Periskopi/

Shpërndaje në: