Ariu i murrmë në veprim: I vjedh veç mjaltën më të shtrenjtë tregtarit, nuk e merr të lirën (Video)

Ariu i murrmë në veprim: I vjedh veç mjaltën më të shtrenjtë tregtarit, nuk e merr të lirën (Video)

Një bleta-mbajtës në Turqi që kishte pasur telashe me një grup arinjsh ka zbuluar një të vërtetë të madhe: kafshët kanë shije shumë të shtrenjtë kur vjen puna te mjalta.

Ibrahim Sedef, një inxhinier nga Trabzoni, përpiqej t’i mbante bletat e tij larg duarve të arinjve lokalë,  edhe pse kishte ndërtuar shtëpiza për ruajtjen e tyre dhe kafaze të metalta.

Për tri vjet ai vlerëson se i kishte humbur diku 10 mijë euro vlerë të mjaltës, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

E meqë s’kishte se çka t’iu bënte, vendosi t’i incizonte arinjtë për t’i gjurmuar e testuar për shijet që kishin.

Ai vendosi katër lloje të mjaltës për të parë se cilën do ta preferonin.

Pamjet tregojnë se arinjtë kishin shije tepër të shtrenjtë. Favoritja e tyre ishte mjalta Anzer, që besohet të jetë më e shtrenjta në botë. Ajo prodhohet nga nektari i 90 luleve që rriten vetëm në malet e pllajës së Anzerit.

Përveç që është e shijshme për arinjtë, disa besojnë që kjo mjaltë është kuruse edhe për dhimbjet e stomakut, humbjen e flokëve dhe për trajtimin e plagëve. Ajo mund të shitet deri në 270 euro kilogrami./Periskopi

Shpërndaje në: