Armend Dallku konfirmon krizën financiare te Vushtrria: Lojtarët nuk kanë paga qe 3 muaj
E mbylli stinorin vjeshtor në vendin e parë në Ligën e Parë, por skuadra e Vushtrrisë po përballet me probleme finaciare.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i skuadrës së Vushtrrisë, Armend Dallku, shkruan IndeksOnline.
“Falenderoj futbollistët e tifozët që i kanë ndihmu ekipit, pavarësisht 1001 problemeve që i kemi pas, ja kemi arritë të ia dalim. E kemi dhënë provimin dhe e kemi qit ekipin aty ku e ka vendin.
Ne kemi problem me ata që marrin rroga, e le ma me ata që kanë vonesa.
Është e vërtetë që lojtarët nuk kanë paga qe 3 muaj, e ne si staf edhe më shumë.”, ka deklaruar Dallku për “Pasdita Sportive” në Radio Dukagjini.
Vushtrria aktualisht është lidere e Ligës së Parë, ku pas 18 ndeshjeve ka siguruar 40 pikë./Periskopi/



