Armend Muja tregon se a e falenderoi Kurti pas mbrojtjes “spektakolare” në Kuvend

Armend Muja tregon se a e falenderoi Kurti pas mbrojtjes “spektakolare” në Kuvend

Javën e kaluar seanca në Kuvendin e Kosovës kishte eskaluar pasi mes deputetëve e ministrave pati përleshje fizike. Armend Muja i VV-së ishte njëri prej deputetëve i cili menjëherë vrapoi në mbrojtje të kryeministrit Kurti, shkruan Periskopi.

Por a e falenderoi kryeministri Kurti për këtë veprim?

Në një intervistë Persikopin, Muja as nuk e pohoi e as nuk  e mohoi një gjë të tillë.

“Unë e pashë aty ka tipizime të ndryshme ajo është protokol bazë që ne e mësojmë edhe nga familja edhe nga shkolla, do të thotë në raste të tilla fillon me i nda njerëzit dhe normalisht shokët e afërt duhesh me i mbrojtë këtë e mësojmë nga familja, s’është heroizëm këtë e mëson secili në Kosovë, dhe besoj kjo ka qenë norma, në kohën tem kështu është mendu se tash këto fenomenet e kohëve të fundit që dhuna të manifestohet në vende të shenjta si Kuvendi për mendimin tem është shqetësuese…”, ka thënë Muja ndër të tjera.

VIDEO E PLOTË:

Shpërndaje në: