Arrestimi i Albin Kurtit në 2017, Sami Kurteshi thotë se nuk e ka idenë për çka po merr pjesë në gjykatore si i akuzuar

Arrestimi i Albin Kurtit në 2017, Sami Kurteshi thotë se nuk e ka idenë për çka po merr pjesë në gjykatore si i akuzuar

Sami Kurteshi, Driton Qaushi dhe Valon Hoti, janë duke u përballur me akuzën që sipas prokurorisë më 24.11.2017 i kanë penguan policinë që të arrestonte Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Donika Kadaj- Bujupi, raporton Kallxo, transmeton Periskopi.

Sipas prokurorisë, Kurteshi dhe Qaushi kishin grushtuar policinë e Kosovës gjatë kohës kur të njëjtit po arrestonin deputetët, me vendim të gjykatës.Me të filluar seanca më 06.05.2025 Sami Kurteshi u deklarua se nuk e ka idenë se për çka është ftuar në këtë seancë, pasi i njëjti tha se nuk ka asnjë shkresë të lëndës.

“Jo, jo do të thotë unë nuk e di hiç për çka është fjala, as nuk pe di në këtë përbërje (të akuzuarit), me u pajis me shkresa të lëndës dhe me ditë për çka, se do të thotë mbas 7 vite jam i pandehur në një rast që as s`pe di për çka, as qysh, as çka ka ngjarë”- tha Sami Kurteshi.

Në këto rrethana, gjykata e obligoi prokurorinë që brenda tri ditësh t`i pajis të akuzuarit me shkresa të lëndës duke e caktuar seancën e shqyrtimit fillestar të mbahet në muajin qershor të 2025.Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, Sami Kurteshi dhe Driton Qaushi akuzohen se më 24.11.2017 se i kishin pamundësuar policisë së Kosovës arrestimin e deputetit atë kohë, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Policia këto veprime i kishte marrë me qëllim që ta zbatoj vendimin e Gjykatës së Prishtinës për arrestimin e deputetëve.Sipas prokurorisë, Kurteshi dhe Qaushi, duke e përdorur forcën i kanë pamundësuar dhe vështirësuar realizimin e detyrave të tyre zyrtarëve policor.Sipas dosjes së prokurorisë, dy të pandehurit kishin tërhequr për trupi dhe më pas kanë filluar ta grushtojnë në pjesë të trupit një zyrtarë policor ku i njëjti kishte pësuar lëndime të lehta trupore.

Tutje prokuroria pretendon se Qaushi e ka goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit edhe një zyrtarë tjetër policor.Kështu që të dy secili veç e veç kanë konsumuar sipas prokurorisë veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në këtë rast i akuzuar është edhe Valon Hoti i cili veprimet për vepër penale sipas prokurorisë i ka marrë pasi policia kishin arritur ti arrestojnë, Albin Kurtin, Donika Kadaj– Bujupi dhe Albulena Haxhiun.Hoti sipas prokurorisë kishte goditur me mjet të fortë të pa identifikuar automjetin e policisë me të cilin ishin duke u transportuar të arrestuarit.Kështu Hoti akuzohet për asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Shpërndaje në: