Arrestimi i tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Askush mbi ligjin
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar në lidhje më aksionin ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, ku u arrestuan tre persona. Ata dyshohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje ryshfeti”.
Për këtë ka reaguar Kryetari Prishtinës, Përparim Rama, raporton Periskopi.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se komuna do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik, duke shtuar se “askush mbi ligjin”.
“Kryeqyteti riafirmon përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik.Në këtë frymë, Kryeqyteti Prishtina mbetet i hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës. Askush mbi ligjin!”, ka shkruar Rama./Periskopi
Postimi i plotë



