Arrestimi i Zafir Berishës: E sulmoi policin pasi e dënoi pse parkoi keq

Arrestimi i Zafir Berishës: E sulmoi policin pasi e dënoi pse parkoi keq

Pasi pengoi policët në kryerjen e detyrës zyrtare, është arrestuar ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha.

Duket se i gjithë sherri ka filluar ka filluar si pasojë e shqiptimit të një gjobë për shkak të parkimit ilegal.

Sipas zyrtarëve të prokurorisë, Berisha dyshohet se ka sulmuar një zyrtar të policisë, të cilin ka tentuar ta godasë, pasi ai e dënoi për parkim në vend të gabuar.

Duket se policia ka përdorur edhe sprej, për të evituar nga veprimet e dhunshme.

Berisha do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Shpërndaje në: