Arrestohen 15 persona për trafikim të drogës

Arrestohen 15 persona për trafikim të drogës

Lajmin e konfirmojnë burime policore, sipas të cilave operacioni është organizuar nga drejtoria lokale e policisë, e mbështetur nga forcat speciale të policisë. Në aksion ishin të përfshirë më shumë se 100 policë, transmeton KP.

Operacioni është zhvilluar në një objekt që shërbente si magazinë në Rrëshen dhe ka përfunduar.    Të 15 personat e arrestuar do t’i nënshtrohen marrjes në pyetje, ndërkohë që për sasinë e narkotikëve të sekuestruar nuk ka ende një të dhënë të saktë. Aksioni i policisë erdhi një ditë pasi Presidenti Bujar Nishani kërkoi të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për shkak të rritjes së aktiviteteve të paligjshme që lidhen me kultivimin e marihuanës.

Shpërndaje në: