Arrestohen 2 të dyshuar për të shtëna në Gjilan, çka konfiskoi policia?
Policia e Kosovës është deklaruar rreth të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e shkuar.
Sipas raportit, një person pësoi lëndime trupore, për të cilat mori trajtim mjekësor.
Rreth rastit, policia deklaron se të shtënat me armë u bënë nga një shkëmbim zjarri midis dy grupeve, nga veturat në lëvizje.
Sipas policisë, një viktimë pësoi lëndime trupore, për ç’arsye u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Njësitet e hetuesisë kanë arritur të identifikojnë tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar: 7 gëzhoja të kalibrit 9mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, celularë dhe dy vetura”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dy të dyshuarit, pas intervistimit, u dërguan në mbajtje.
Rasti është iniciuar si: “Vrasje në tentativë”./Periskopi/
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjendje të rëndë, po operohet në QKUK



