Arrestohen dy të dyshuar për së paku 15 raste të vjedhjeve
Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar B.J (56-vjeçar) dhe M.C (51-vjeçar) nën dyshimin për përfshirje në së paku 15 raste të vjedhjeve.
Sipas Policisë, të dyshuarit u arrestuan nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale, përcjell Periskopi.
“Puna e hetuesve policor është finalizuar me arrestimin e të dyshuarve: B.J. mashkull, 56 vjeç, shtetas i Kosovës, M.C. mashkull, 51 vjeç, shtetas i Kosovës. Pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 15 raste të vjedhjeve, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë”, thuhet në njoftim.



