Arrestohen dy vëllezër në Gjilan, u përleshën mes vete pas një mosmarrëveshje – u gjendet edhe një armë

Arrestohen dy vëllezër në Gjilan, u përleshën mes vete pas një mosmarrëveshje – u gjendet edhe një armë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy vëllezër në Gjilan, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole me leje.

Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE – Gjilan 24.02.2026-18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes veti. Gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjet dhe sekuestruar një revole me leje. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Periskopi

Shpërndaje në: