Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Mitrovicë

Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Mitrovicë

Në orët e mëngjesit të sotëm në Mitrovicën e Jugut u raportua për dy raste të thyerjeve të lokaleve në lokacione të ndryshme të qytetit.

Njësitë kompetente policore, siç theksohet në njoftimin zyrtar, pas disa orësh intensive të veprimeve operative dhe hetimore kanë arritur të identifikojnë tre presona të dyshuar. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura në lokalet e thyera.

Personat e dyshuar (njëri prej tyre i moshës e mitur) janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave të intervistimit dhe procedurave tjera të nevojshme, është iniciuar rasti penal: “Vjedhje e rëndë”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Kurti e prezantoi, Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë e përfshirë në dronin “Skifteri”

 

Shpërndaje në: