Arrestohet 21-vjeçari në Kaçanik, i gjendet armë në banesë

Arrestohet 21-vjeçari në Kaçanik, i gjendet armë në banesë

Një 21-vjeçar është shoqëruar në polici pasi dyshohet për mbajtje në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armës.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 14:20, njësiti i hetimeve në stacionin policor në Kaçanik ka pranuar informacion se i dyshuari me inicialet D.K. posedonte armë zjarri.

Pas sigurimit të informatave, zyrtarët policorë kanë realizuar bastisje në fshatin Kovaçec, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë).

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe, sipas autoriteteve, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se arma ishte në pronësi të tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi apo kontroll i pa autorizuar i armëve”. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma e konfiskuar do të shërbejë si provë materiale në procedurën e mëtejme hetimore./Periskopi/

Shpërndaje në: